Muzeu i Drishtit në Postribë, gati për vizitorët pas rikonstruksionit të plotë
Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci informoi sot se Muzeu i Drishtit në Postribë është gati të presë vizitorë. Muzeu i Drishtit iu nënshtrua një rikonstruksioni të plotë si edhe muzealizimit. Në një postim në rrjetet sociale, Beci e cilësoi këtë muze si, një prej dëshmive më të vyera të historisë së kësaj zone, që i jep jetë një hapësire që ruan, promovon dhe rrëfen trashëgiminë tonë kulturore. “Muzeu i Drishtit është një vlerë për komunitetin dhe identitetin e zonës, por edhe një destinacion i ri kulturor që pasuron ofertën historike e turistike të Bashkisë Shkodër, duke ftuar vizitorët të zbulojnë një tjetër copëz të historisë sonë”, u shpreh kryebashkiaku Beci. Muzeu gjendet në Kalanë e Drishtit, rreth 15 km nga qyteti i Shkodrës. Kjo është...
Burimi:
kultplus.com