Muzeu Arkeologjik i Durrësit rihapi dyert pas restaurimit, vizitorët e parë dhe interesi për hapësirën e re

Muzeu Arkeologjik i Durrësit rihapi dyert pas restaurimit, vizitorët e parë dhe interesi për hapësirën e re

Muzeu Arkeologjik i Durrësit u rihap këto ditë me një hapësirë të transformuar dhe të restauruar. Me mbi 3,200 artefakte dhe linjë muzeore të pasur, muzeu në Durrës po pret dhe vizitorët e parë këto ditë pas rihapjes së tij. Blendi Gonxhja ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit shprehet për interesin e madh të vizitorëve, që kanë vizituar muzeun që në orët e para pas rihapjes, duke shënuar një moment të rëndësishëm për këtë institucion. “Vizitorët e parë në Muzeun e ri Kombëtar Arkeologjik në Durrës. Interesi për hapësirën e re muzeale është evidentuar që në orët e para të rihapjes për publikun, duke shënuar një moment të rëndësishëm për këtë institucion tërësisht të transformuar që i është rikthyer qytetit, komunitetit dhe turistëve, pas një...