Mozaiku i Tiranës nominohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026” nga ArchDaily (Foto)

Mozaiku i Tiranës nominohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026” nga ArchDaily (Foto)

Mozaiku i Tiranës është nominuar për çmimin prestigjioz “Ndërtesa e Vitit 2026” nga platforma ndërkombëtare e arkitekturës ArchDaily, duke e vendosur kryeqytetin shqiptar në qendër të vëmendjes së skenës globale të arkitekturës bashkëkohore. Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit i Shqipërisë, Blendi Gonxhja, i cili theksoi se projekti “Mozaiku i Tiranës – Ndërhyrje Kulturore”, i realizuar nga studioja arkitekturore SONarchitects, përfaqëson një shembull të suksesshëm të ndërthurjes mes ruajtjes së trashëgimisë arkeologjike dhe arkitekturës moderne. “Mozaiku i Tiranës nominohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026” nga ArchDaily. Projekti “Mozaiku i Tiranës – Ndërhyrje Kulturore”, i realizuar nga SONarchitects, përfaqëson një ndërthurje mes ruajtjes së trashëgimisë arkeologjike dhe arkitekturës bashkëkohore. Ky nominim e pozicionon Tiranën në skenën ndërkombëtare të arkitekturës...