Monedha të mbretit Harold dhe artefakte romake, thesaret më të bujshme të Britanisë në 2024

Monedha të mbretit Harold dhe artefakte romake, thesaret më të bujshme të Britanisë në 2024

Britania ka shënuar një vit rekord për zbulimet arkeologjike dhe thesaret gjatë vitit 2024, ku mes gjetjeve më të rëndësishme janë një thesar monedhash i lidhur me mbretin Harold II, një pjesë e rrallë romake e një mjeti transporti dhe disa objekte të çmuara të hershme mesjetare. Sipas të dhënave të publikuara nga Muzeu Britanik, gjatë vitit të kaluar u regjistrua numri më i lartë i gjetjeve ndonjëherë brenda një viti, kryesisht falë rritjes së interesit për kërkimin me detektorë metalesh. Plot 94% e gjetjeve janë raportuar nga publiku, një rritje e ndjeshme krahasuar me vitet e mëparshme. Mes zbulimeve më tërheqëse është një thesar prej 179 monedhash argjendi, që besohet se janë varrosur në prag të betejës së vitit 1066. Monedhat i përkasin periudhës...