“Moj e vogla si florini”, ja cila është historia e bukur e dashurisë që fshihet pas këngës

“Moj e vogla si florini”, ja cila është historia e bukur e dashurisë që fshihet pas këngës

Nga Isa Alibali Në mesin e viteve ’20 të shekullit të 19-të, Veziri i Shkodrës, Mustafa Pashë Bushatliu, bëri zgjerimin e një saraji në Kosmaç, të cilin ia kishte dhuruar Gaspër Llupi, një tregtar shkodran. Midis muratorëve që punonin aty ishte edhe një djalë i ri, që përgatiste llaçin. Ky djalosh, sapo mbaronte punën, vishej me rroba të mira e nisej menjëherë për në Shkodër. Çdo ditë vepronte kështu. Ishte i paduruar në dëshirën e tij për të mbaruar sa më parë punën dhe të nisej për në rrugën e tij të përditëshme. Ngjitej me të shpejtë nëpër kalldrëmin e rrugës që të çonte në brendësi të Kalasë, bënte si bënte dhe i kalonte të tri dyert e hyrjes së saj dhe, me kënaqësinë e...