Ministri Gonxhja: Përgatitja e ballakumes shpallet pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale
Riti tradicional i përgatitjes së ballakumes shpallet pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili theksoi se “si një ëmbëlsirë tradicionale ballakumja përfaqëson në mënyrë autentike identitetin dhe traditën tonë kulinare, e lidhur ngushtë me festën e Ditës së Verës dhe me rrënjë të hershme në trevën e Elbasanit”. Ballakumet janë ëmbëlsira tradicionale e Ditës së Verës. Në Elbasan gatuhen vetëm për këtë festë, kjo i bën ato edhe më të veçanta. Ballakumet janë ëmbëlsirat që gatuhen me gjalpë, sheqer, vezë dhe miell misri të situr mirë. Trashëgimia kulturore jomateriale në Shqipëri përfshin traditat e gjalla, shprehjet gojore, artet interpretuese, ritet dhe zanatet tradicionale të trashëguara ndër breza. Ajo është pasuria shpirtërore...
Burimi:
javanews.al