Ministri Gashani diskuton me drejtuesit e Hanit të Elezit zhvillimin e sportit dhe fuqizimin e rinisë
Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani ka pritur sot në takim kryetarin e Hani i Elezit, Mehmet Ballazhi, dhe drejtorin e Arsimit, Hisni Luri, ku u diskutuan çështje që lidhen me zhvillimin e sportit dhe rinisë në këtë komunë. Gjatë takimit u trajtuan nevojat prioritare të të rinjve, përmirësimi i infrastrukturës sportive dhe krijimi i mundësive të reja për angazhim, zhvillim dhe përfshirje të komunitetit. Palët u dakorduan për ndërmarrjen e hapave konkretë në ditët në vijim, me synim realizimin e iniciativave që do të sjellin rezultate të prekshme për qytetarët e Hanit të Elezit. Ministria e Sportit dhe Rinisë theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal, duke vlerësuar se koordinimi me komunat është një nga rrugët kryesore për zhvillimin e...
Burimi:
kultplus.com