Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Mimoza Marjanaku: Vesa është zëri i grave që kanë heshtur
Mimoza Marjanaku: Vesa është zëri i grave që kanë heshtur Drama “Gruaja me sirtarë” solli në skenë historinë e një gruaje të dhunuar dhe të trajtuar pa dinjitet, por që rigjen forcën për t’u ringritur dhe marrë nën kontroll jetën e saj. Drama që trajton historinë e Vesës me Mimoza Marjanakun në skenë, një aktore e njohur për përkushtimin ndaj roleve të saj. Por viti 2025 shënon një moment të rëndësishëm në rrugëtimin artistik të aktores Mimoza Marjanaku. Ky vit që po mbyllet u karakterizua nga një angazhim intensiv në skenë dhe nga interpretimi i roleve, ku spikat shfaqja “Gruaja me sirtarë” e konsideruar nga vetë aktorja si kulmi i karrierës së saj. Përmes këtij roli, Marjanaku solli një interpretim të thellë emocional, duke forcuar...