Burimi:
kultplus.com
Foto © kultplus.com
Milan Kundera: Ç’të zgjedhim? Rëndesën apo lehtësinë?
Milan Kundera Milan KunderaBarra më e rëndë na shtyp, na kërrus nën vete, na ngjesh pas tokës. Por në poezinë e dashurisë të të gjitha kohërave, gruaja dëshiron të mbajë peshën e trupit mashkullor. Pra, barra më e rëndë është njëherazi shëmbëlltyra e përmbushjes më të madhe të jetës. Sa më e rëndë të jetë barra, aq më pranë tokës është jeta jonë dhe aq më reale dhe e njëmendtë është ajo.Përkundrazi, mungesa e plotë e barrës bën që qenia njerëzore të bëhet më e lehtë se ajri, të ngrihet fluturim, t’i largohet tokës, qenies tokësore, të jetë vetëm gjysmë e vërtetë dhe lëvizjet e saj të jenë sa të lira aq edhe të kota. Atëherë ç’të zgjedhim? Rëndesën apo lehtësinë? Niçja na kujton se...