Mikpritja në Kosovë lë pa fjalë gazetaret zvicerane

Mikpritja në Kosovë lë pa fjalë gazetaret zvicerane

Gazetaret e mediumit zviceran 20 Minuten, Lynn dhe Carolin, të cilat po realizojnë një reportazh disa ditor në Kosovë kushtuar mërgimtarëve që kalojnë pushimet në vendlindje, kanë ndarë përshtypjet e para nga vizita e tyre, duke vlerësuar mikpritjen dhe bujarinë e qytetarëve. Dy gazetaret e mediumit zviceran 20 Minuten, Lynn dhe Carolin, po vazhdojnë reportazhin e tyre në Kosovë, ku po ndjekin nga afër përditshmërinë e mërgimtarëve që zgjedhin ta kalojnë verën në vendlindje. Udhëtimi i tyre nisi nga Aeroporti i Cyrihut drejt Prishtinës dhe gjatë ditëve në vijim pritet të vizitojnë disa qytete të vendit për të sjellë histori dhe përvoja nga diaspora shqiptare. Në një nga raportimet e fundit, gazetaret tregojnë se ajo që u ka lënë më shumë mbresa nuk ka qenë...