Mid’hat Frashëri: Cili duhet të jetë ideali ynë?
Mid'hat Frashëri Nga Mid’hat Frashëri Një popull nukë rron dot pa ideal, pa një shtytkë, pa një qëllim që e bën të ecënj, të punojë, të përpiqetë dhe të përparojë.Njeriu lind natyrisht aktif:lëvizja dhe tundja i janë të nevojë-shme; i sëmuri që mbërthehetë në shtrat, i burgosuri që dënohetë me të mos dalë jashtë odës, bien në mërzitje dhe në melankolí. Burgimi në vetësirë është një nga mê të rëndët e mundimevet. Njeriut i duhet të ecnjë, të lodhetë, të punojë, të flasë.Po puna dhe aktiviteti i njeriut si individ, i një njeriu të vetëm, veç dhe veç, janë të humburë po që njerëzit nukë ditnë të bashkojnë punimin dhe aktivitetin e tyre, t’a drejtojnë në një qëllím, në një drejtím. Ahere dhjetë njerës bëhenë...
Burimi:
kultplus.com