Me të dëgjuar fjalën “fund”, më pushtoi dëshira për të rrojtur edhe një herë nga e para…

Me të dëgjuar fjalën “fund”, më pushtoi dëshira për të rrojtur edhe një herë nga e para…

Nga: Goliarda Sapienza– Të trazojnë këto rrëfenja, bilë? Në të bezdis, po e mbyll.– Jo, jo përkundrazi, ma ka ënda të ta dëgjoj zënë. Pse, vallë?– Ku di unë, moj bilë. Ose bën vaki e di. Shëko moj koce, qëkur ata heqimët e Katanias më bënë hesap që s’e kisha më të gjatë se tre a katër muaj, kujtime të bukura e të shëmtuara, fytyra të dashura e të zhdukura prej kohësh e vise të magjishme që kam parë, befas, m’u ndërmendën tërësej. Si të ta shpjegonj? Është mu si lektisje për gjëra të bukura dhe pranvera plot që shorti dhe fati i mirë më kanë falur. Karmine ka qenë burrë fatlum e, edhe në të keq, ka rrojtur pa pengje, gjer në fund. Aherë,...