Me lahutë në dorë që 10 vjeç, mjeshtri ua mëson profesionin më të rinjve: Të trashëgojmë traditën

Me lahutë në dorë që 10 vjeç, mjeshtri ua mëson profesionin më të rinjve: Të trashëgojmë traditën

Pjetër Nimanaj ishte vetëm 10 vjeç kur u njoh me lahutën dhe prej atëherë nuk i është ndarë asnjëherë këtij instrumenti që ndër shekuj është ruajtur si element i rëndësishëm i identitetit kulturor në krahinat veriore. Ky instrument njëtelësh me hark ndërtohet me dorë, duke gdhendur drurin e verrit, arrës në një trup të zbrazët të mbuluar me lëkurë. “Lahuta përbëhet nga koka, nga bishti ose tastiera sikurse i thonë, ka çelësin e parë dhe çelësin e dytë që mban telin. Teli dikur bëhej me bisht kali, tani përdoret spango. Ka dhe pjesën që bëhet me lëkurë qengji ose dhie”, shprehet Pjetër Nimanaj, instrumentist. Kjo është përdorur për shekuj me radhë nga rapsodët për të rrëfyer historitë heroike të shqiptarëve përmes eposit të kreshnikëve. Lahuta...