“Me kalimin e kohës…” nga Jorge Luis Borges

“Me kalimin e kohës…” nga Jorge Luis Borges

Nga Jorge Luis BorgesPas njëfarë kohe arrin ta kuptosh dallimin midis shtrëngimit të një dore dhe vargonjve ndaj një zemre; E gjithaq kupton se Dashuria nuk domethënë të biesh në shtrat me dikë, dhe se prania e dikujt nuk përkthehet me siguri jetësore, e kështu nis të kuptosh… Që puthjet nuk janë kontrata e dhuratat nuk janë premtime, e kështu fillon t’i pranosh humbjet kryelartë dhe syçelur, e mëson t’i ngjizësh tërë shtigjet e tua në të tashmen, ngase e nesërmja është tejet e pasigurt për të thurur plane dhe e ardhmja çoku mbetet përherë përgjysmë. E mëson se nëse shullohesh së tepërmi në diell, atëherë digjesh. Prandaj mbjell kopshtin vetjak e harlis shpirtin tënd, pa pritur që tjetërkush të sjellë lulet. E mëson që...