Mbrëmje muzikore në Rubik, Capreolus Duo performon në Kishën e Shëlbuemit

Mbrëmje muzikore në Rubik, Capreolus Duo performon në Kishën e Shëlbuemit

“Albania International Guitar Festival” mbërriti këtë vit në edicionin e dhjetë, me koncerte që po zhvillohen në Tiranë, por dhe në qytete të tjera të vendit. Në vijim të programit muzikor, koncerti i Capreolus Duo i përbërë nga Julian Richter dhe Verena Merstallinger nga Austria në ambientet e Kishës së Shëlbuemit në Rubik ishte një mbrëmje e veçantë. Publiku vendas në këtë koncert vlerësoi performancën e artistëve austriakë me duartrokitje të shumta dhe ngrohtësi të jashtëzakonshme. Sipas organizatorëve të festivalit “Albania International Guitar Festival”, koncerti në këtë destinacion të veçantë synon që të promovojë dhe të rrisë ndërgjegjësimin për vlerat e trashëgimisë sonë kulturore, duke kontribuar njëkohësisht në konservimin dhe gjallërimin e saj. “Gjithashtu, këto aktivitete synojnë të nxisin zhvillimin e turizmit muzikor, duke e...