Mbrëmja e tretë e Etno Fest rikthen në skenë traditën, historinë dhe emocionin

Mbrëmja e tretë e Etno Fest rikthen në skenë traditën, historinë dhe emocionin

Dita e tretë e Etno Fest solli një program të larmishëm artistik, ku teatri, trashëgimia kulturore, filmi dokumentar dhe muzika u ndërthurën në një mbrëmje me emocione dhe reflektim. Një nga pikat kryesore të programit ishte monodrama “No Surprises”, me regji të Endrit Gashit dhe interpretim të Ergjan Mehmetit. Shfaqja trajtoi përjetimet e individit, raportin e tij me realitetin bashkëkohor dhe dimensionin emocional të dashurisë, duke lënë hapësirë për interpretime të ndryshme nga publiku. Trashëgimia kulturore u rikthye në qendër të vëmendjes përmes etno-performancës “Zeje në zhdukje: Farkëtari”, e cila solli në skenë një prej zanateve më të hershme tradicionale. Përmes demonstrimit të mjeshtërisë së farkëtarit, performanca theksoi rëndësinë e ruajtjes dhe përcjelljes së zejeve që përbëjnë pjesë të identitetit kulturor. Programi vazhdoi me shfaqjen...