Marsel Lela: Simetri të pabarabarta
Dikush humbet në bursë, e dikush në kopështin e Edenit,Tagrin të dy për ta paguar kanë.Dikush vret Goliathë, e dikush Kimera,Dikë tjetër pleshtat e hanë. Jeta ka hone e të përpjeta të rënda.Dikush heq në shpirt, e dikujt i zënë pritë,Dikujt për shalësh i ikën jeta dhe ëndërrat,Një dhimbje në brinjë dikujt i kall frikë. Dikush, në fund të vetes Perëndinë e gjen,Një tjetër ha me Zotin, por nuk arrin ta shohë,Dikush ka në trup një heshtë, e dikush një gjemb,Nga njëri rrjedh jetë, e nga tjetri kohë. Dikush nga shkretëtira thërret me piskamë,Dikë shkretëtira e thërret,Armikun, që të gjithëve si mortja na shtangE mbartim me vete veshur si xhaketë. Dikush numëron yjet, e dikush kafshatat,Dikush ka më shumë plagë se kalendari ditë,Dikush vegjeton ulur...
Burimi:
kultplus.com