Mark Aureli: Shpesh gabon, jo vetëm ai që vepron, por edhe ai që ngurron

Mark Aureli: Shpesh gabon, jo vetëm ai që vepron, por edhe ai që ngurron

Mark Aureli (latinisht: Marcus Aurelius Antoninus Augustus) lindi më 26 prill 121 dhe vdiq më 17 mars 180 të epokës sonë. Perandori dhe filozofi romak kishte prejardhjen nga një familje senatorësh spanjolle. U adoptua nga xhaxhai i tij që më pas do të bëhej perandori Antonio Pio (Antonius Pius), me urdhër të perandorit Adrian. Që në moshën 8-vjeçare u pranua nga Këshilli Klerikal i Romës. U edukua në retorikën greke dhe atë latine nga Frodo dhe Herod Attiko. Filozofia Stoike, e joshi tejmase, dhe që në moshën 12-vjeçare veshi uniformën stoike, duke adoptuar mënyrën e thjeshtë të jetesës së tyre. U bë njeri nga filozofët stoikë më të njohur. Kryesisht e kishte influencuar mësimdhënia e Epiktitit. Forma që zgjodhi për t’i dhënë veprave të tija, duhet të ketë prejardhje nga Herakliti,...