“Lumira”, tregim nga Esmeralda Shpata

“Lumira”, tregim nga Esmeralda Shpata

Nga Esmeralda Shpata Ajo ishte një ajo. Emër dhe mund mos t’i vija kurrë, por për mos t’i thënë “ajo”, e quajta Lumira.Ajo, Lumira, punonte. Dhe për të qenë në rregull me emrin e bukur që i vura. Mund të fshinte e të lante e nuk do t’i shkonte në dorë një daltë, por ajo me të gdhendte dhe nxirrte nëntëdhjetë e nëntë tinguj të ndryshëm.Lumira e ka të vështirë të punojë me gurin, është një zhguall i thyer i botës dhe ta merr shpirtin me punë. Nëse do ta shihje mirë, do ta shihje sa vuante, do i thoshe ulu në një stol druri. Ajo bindet, i përgjigjet emrit që unë i vë, po ashtu dhe urdhërit.Lumira ulet përgjysmë, njëra gjysmë mbetet jashtë dhe...