Lul Beshaj: Du veç ta dish, se t’kam dashtë sa duhet drita…
Nga Lul Beshaj Gabrielë,Shpirti em. Dita mbylli veten e la ashtu n’kanatat e mallit pritjen për zanin tand. Zabukura eme, ajri asht i ftohtë, si friga jote para pragut të zemrës. Zemra asht aty e ti, m’u ballë saj tuj kundrue gjithë andrrat e saj, për ty. Mos hy, mos i zgjo fëmijët e bamun mall nga pakoha. Gabrielë, ana ime me frymë, deshta me t’pa. Me t’i pa retë e trishtit e me t’i puth me sy të lodhun të ballit tem. Sa shumë du me t’shkrue në lëkurën e bardhë të dritëikjes mallin. Gabrielë, na jena ikanak prej vedit. Ama prej vedit që duem me e pas jo. Për dheun që na mban e na merr Gabrielë, zemra eme nuk ka me pas...
Burimi:
kultplus.com