Luan Rama: Një heroinë arvanitase në tokën e Greqisë
Luan Rama Nga Luan Rama Emrin e Bubulinës e kisha dëgjuar që në vitet e rinisë sime, por pak gjëra dija rreth jetës së saj dhe luftës legjendare në detrat e Greqisë e të Mesdheut. Shumë pak kisha dëgjuar për betejat e saj historike gjatë Revolucionit grek. Dija vetëm që kishte qenë arvanitase, nga Hidra, një ishull ku kishin zbarkuar emigrantët shqiptarë, arvanitasit, shumë shekuj më parë, siç kishin zbarkuar dhe në ishuj të tjerë të Greqisë, në Specaj, Psaros, nëpër Peloponez dhe Eube. Historianët thonë se emri Specaj vjen më shumë nga latinishtja, përdorur nga venicianët në kuptimin e fjalës « epice », « erëza », bimë aromatike. Shumë shekuj para pushtimit otoman, ishujt përreth ishin zotërime të Venedikut. Ishte pikërisht botimi i librit...
Burimi:
kultplus.com