Burimi:
kultplus.com
Foto © kultplus.com
Lisi i drejtë që qante dhe lisi i shtrembtë që qeshte…
Nga prozat popullore të Lumës (60 t’rrëfyeme) Në nji mal, nji udhëtar sheh nji lis të drejtë tue qa me za t’naltë deri në kupë të qiellit. Pak ma andej, sheh nji lis të shtrembtë tue qeshë. Udhëtari e pyeti lisin e shtrembtë: – Çfarë ka ky lis i drejtë që skithet? – E ka nji hall, – ia ktheu udhëtarit lisi i shtrembtë. – Kush kalon nëpër mal ia ve synin, edhe nji lopçar ma s’pari at lis e kqyr me e pre. E duen për drrasa, e duen ndoshta për ngrehsë kur shtrembnohet ndonji gja. Kurse mue, si lis i shtrembtë, veç ustai më drejton e veç ai e di se për çfarë i duhem./Petrit Palushi *Titulli i origjinalit: “Lisi i drejtë” ObserverKult...