Liqeni i Shkodrës drejt UNESCO-s, nominohet si rezervë ndërkufitare e biosferës

Liqeni i Shkodrës drejt UNESCO-s, nominohet si rezervë ndërkufitare e biosferës

Me një artikull që nis me një përshkrim pikant nga i mirënjohuri Lec Shllaku të liqenit të Shkodrës, delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri i kushtoi së fundi një vëmendje të veçantë këtij liqeni. Kjo pas përfundimit dhe dorëzimit të dosjes për nominimin e pellgut ujëmbledhës të liqenit më të vjetër në Ballkan si pjesë e trashëgimisë botërore të mbrojtur nga UNESCO me statusin “Rezervë Biosfere Ndërkufitare”. Dosja në fjalë, e cila tashmë i është dorëzuar UNESCO-s, u realizua në kuadër të një projekti të financuar nga BE që vlerëson trashëgiminë e pasur të zonës, e cila reflektohet në peizazhin arkeologjik dhe kulturor rreth liqenit dhe vendndodhjen strategjike të rajonit që pati shërbyer si një udhëkryq për kultura dhe civilizime të ndryshme, përfshi ato romane,...