Libri fotografik si formë arti, procesi i krijimit prezantohet në muzeun “Marubi”
Nga Julia Vrapi Libri fotografik nuk është thjesht një përmbledhje fotografish, por ai është një hapësirë ku fotografia, dizajni dhe materiali bashkohen për të krijuar një përvojë të veçantë artistike. Si lind një photobook që mbetet në kujtesë? Çfarë roli luajnë ritmi i faqeve, zgjedhja e materialeve dhe forma e prezantimit në mënyrën se si një histori fotografike tregohet? Për të eksploruar këto pyetje, muzeu kombëtar i fotografisë “Marubi” në qytetin e Shkodrës mirëpriti Calin Kruse themelues i dienacht Publishing, një prej shtëpive botuese të pavarura më të rëndësishme në Evropë, e fokusuar në photobooks, artist books dhe photozines. Muzeu “Marubi” në Shkodër shprehet se gjatë këtij takimi, botuesi ndau me publikun përvojën mbi librin fotografik si një formë arti që shkon përtej imazhit, duke...
Burimi:
sot.com.al