Lewis Capaldi paguan pije për të gjithë lokalin pas fitores së Anglisë ndaj Meksikës
Këngëtari Lewis Capaldi mund të ketë qenë i zhgënjyer pas eliminimit të Skocisë nga Kupa e Botës, por kjo nuk e pengoi të festonte së bashku me tifozët pas fitores së Anglisë ndaj Meksikës. Këngëtari skocez u fotografua së bashku me yllin e muzikës Rita Ora në pub-in Marlborough, gjatë ndeshjes ku Anglia triumfoi me rezultatin 3-2, shkruan KultPlus. Sipas raportimeve të mediave britanike, pas përfundimit të ndeshjes Capaldi vendosi të paguante një pije për çdo person që ndodhej në lokal. Një klient ka deklaruar se fatura për këtë gjest ishte afërsisht 2 mijë paund. “Lewis bleu një pije për çdo klient në Marlborough. Stafi i lokalit u udhëzua që të gjitha pijet e porositura t’i faturoheshin atij”, ka treguar një dëshmitar. Klienti e cilësoi...
Burimi:
kultplus.com