Letrat e rralla të Morrissey para The Smiths dalin në ankand, pritet të shiten për mbi 22 mijë paundë
Një koleksion i rrallë letrash të shkruara nga Morrissey gjatë adoleshencës së tij, vite përpara se të themelonte grupin legjendar The Smiths, do të dalë në ankand në Londër, ku pritet të arrijë një vlerë të përgjithshme prej mbi 22 mijë paundësh. Arkivi përfshin korrespondencën që këngëtari, atëherë i njohur si Steven Morrissey, i dërgonte mikut të tij Simon Pitt mes viteve 1974 dhe 1979, kur ishte nga 14 deri në 20 vjeç. Letrat do të shiten si lote të veçanta në ankandin “Before The Smiths: The Morrissey Letters”, i cili do të mbahet më 26 gusht nga Dawsons Auctioneers në Londër. Në një nga letrat më të hershme, Morrissey shkruan me vetëbesim: “Ambicia ime është të jem një yll i rock ‘n’ roll-it, ose...
Burimi:
kultplus.com