“Letra nga burgu & ese tjera”, libër i ri nga Halil Matoshi

“Letra nga burgu & ese tjera”, libër i ri nga Halil Matoshi

Shtëpia Botuese Littera ka sjellë për lexuesit librin më të ri të Halil Matoshit, “Letra nga burgu & ese tjera”, një “kallëzim” ky, krejt personal për luftën, burgun dhe lirinë. Ky libër përmbledh një korpus esesh dhe letrash nga burgu, ku ndërthuren përvoja personale me reflektime të thella filozofike, politike dhe etike mbi fashizmin, dhunën, censurën, lirinë, kujtesën kolektive dhe përgjegjësinë njerëzore. Përmes një gjuhe të drejtpërdrejtë dhe shpesh tronditëse, autori shpalos përjetimet e tij në kushtet e represionit, duke i shndërruar ato në dëshmi morale dhe historike. Libri përfshin gjithashtu ese mbi rolin e librit dhe të shkrimit si akte rezistence, mbi censurën dhe heshtjen e imponuar, si dhe portrete reflektuese të figurave, ngjarjeve dhe traumave që kanë shënjuar historinë tonë të afërt. Letra...