Larot e pendës, kush janë këta hyzmeqarë? Tregon Konica…
I madhi Faik Konica, qysh më 1923 kishte shkruar për degradimin e fjalës së shkruar, nga ata të cilët ai i quan laro të pendës. Shkrimin e tij që godet ata që shkruajnë për interesa të liga, të publikuar dikur te Dielli, mund ta lexoni më poshtë. “Në kohërat e shkuara ka patur në Francë një soj njerëzish që quheshin ‘valets de plume’, domethënë ‘hyzmeqarë të pendës’. Në Shqipëri, ku rastet e historisë dhe aspak dëshira e popullit, e çliruan vendin, leu një zanat i çuditshëm, më i poshtër se ai i ‘hyzmeqarëve të pendës’. Gjithë ata njerëz të cilët, po të kishte mbetur Shqipëria siç ka qenë, do të ishin bërë ‘laro’, domethënë njerëz të paguar për të ndihur në vrasje e në grabitje,...
Burimi:
kultplus.com