Kush ishte “ministri i hekurt” i Arsimit në kohën e Zogut/ U arratis në Turqi, ku mezi jetonte me ndihmat e miqve…
Nga Albert Hitoaliaj Mirash Ivanaj u emërua ministër nga Zogu, por vetëm duke e pranuar detyrën me kusht ndaj Zogut: të realizonte një reformë siç mendonte, pa ndërhyrje, me qëllim për kombëtarizimin e arsimit. Ivanaj u arsimua fillimisht në Beograd e më pas në Romë dhe u rikthye për kontribut në Shqipëri. U dënua, në mungesë (i larguar nga vendi) kur Noli erdhi në pushtet. Ishte i diplomuar në Itali, por nuk kishte afri me politikën e jashtme italiane ndaj Shqipërisë. Madje, ai ishte një antifashist, duke e shfaqur qëndrimin edhe përmes demonstratave të orëve të para kundër pushtimit italian. U arratis në Turqi pas pushtimit të 1939-s, ku mezi jetonte me ndihmat e miqve. Emri i tij përmendet në një memorandum sekret amerikan për...
Burimi:
kultplus.com