Kur përdoret lidhëza “Apo” e kur “Ose”? Lexoni shpjegimin dhe shihni shembujt…

Kur përdoret lidhëza “Apo” e kur “Ose”? Lexoni shpjegimin dhe shihni shembujt…

Përgjigjja e shkurtër:♦ “Apo” përdoret në fjali me natyrë pyetëse;♦ “Ose” në pohime të thjeshta. Përgjigjja e gjatë: 1.Vihet re që lidhëza “apo” ka filluar të përdoret shumë. Madje aq shumë, saqë po ia zë vendin lidhëzës “ose”. Në ligjërimin e përditshëm, folësi a folësja e ngre pak zërin kur thotë “apo”. Lidhëza “apo” përdoret në pyetje me të cilat kërkojmë që dikush të zgjedhë midis dy ose më shumë sendeve, njerëzve a dukurive në përgjithësi. Me sa kam parë unë, ajo përdoret drejt. Për shembull, mund të hasësh shpesh fjali të tipit: ♦ E bëri nga padija apo nga harresa? Por jo:♦ E bëri nga padija ose nga harresa? Kjo lidhëz përdoret edhe në rastin e ligjëratës së zhdrejtë. P.sh.:♦ “Do ta lexosh librin...