Kur një kapuç bëhet zëri i një kombi, plisi i bardhë drejt UNESCO-s
Në një botë që ecën me shpejtësi drejt uniformitetit, ku identitetet shpesh treten në emër të globalizimit, Plisi i bardhë qëndron ende aty, i thjeshtë në formë, por i thellë në kuptim. Një kapuç prej leshi të bardhë, i punuar me dorë, që për shekuj me radhë ka shoqëruar shqiptarët në gëzime, në beteja, në rite dhe në përditshmëri. Sot, ai po kërkon diçka më shumë se respektin tonë: po kërkon njohjen e botës. Nisma e fundit përmes një peticioni online, që i bën thirrje UNESCO-s për përfshirjen e Plisit në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit, nuk është thjesht një veprim simbolik. Ajo është një reagim i ndërgjegjshëm ndaj rrezikut që trashëgimia jonë të mbetet vetëm një relike muzeale, e shkëputur nga jeta...
Burimi:
sot.com.al