Kulla e Turanit e dëmtuar, ndërhyrje emergjente nëobjektin monument kulture

Kulla e Turanit e dëmtuar, ndërhyrje emergjente nëobjektin monument kulture

Nga Julia Vrapi Kulla e Turanit, monument kulture me vlera historike dhe arkitektonikepër shkak të dëmtimeve do t’i nënshtrohet së shpejti një ndërhyrjeje emergjente. Kulla e Turanit është një objekt historik tradicional, i vendosur vetëm pak kilometra larg qytetit të Korçës që ka pësuar dëmtime të shumta prej vitesh, por dhe reshjet e dendura kohëve të fundit e kanë përkeqësuar gjendjen e saj, kupër këtë arsye edhe banorët kanë kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme nga institucionet. Një ditë më parë për këtë objekt monument kulture, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja bëri me dije se ndërhyrja emergjente do të nisë së shpejti, e fokusuar në masa konsoliduese dhe restauruese. “Kulla e Turanit, pas dëmtimeve të shkaktuara nga reshjet e dendura, e përfshirë në listën...