Kukësi, qyteti i parë në botë i nominuar për Nobel/ “Hapi dyert për 400 mijë njerëz”, shkruante BBC

Kukësi, qyteti i parë në botë i nominuar për Nobel/ “Hapi dyert për 400 mijë njerëz”, shkruante BBC

Qyteti i Kukësit bëri bujë në mbarë botën kur në vitin 2000 u bë qyteti i parë që u nominua për Çmimin Nobel për Paqen. Kështu e nis artikullin, kohë më parë, media prestigjoze BBC që kthehet pas në kohë dhe kujton kohën kur qyteti mirëpriti një numër marramendës refugjatësh nga Kosova të cilët u detyruan të largoheshin për shkak të luftës. Me një popullsi prej vetëm 16000 banorësh dhe 20 km larg kufirit ky qytet përjetoi famën botërore për pak kohë pasi më vonë u përball me një mori krizash pas rënies së komunizmit. Sapo lufta në Kosovë përfundoi dhe refugjatët u kthyen në shtëpi, Kukësi përjetoi një eksod të vetin, pasi 53% e banorëve u larguan nga qyteti më i varfër i Shqipërisë...