Kuarteti “Á Quattro” dhe Valeria Fasiello me një koncert, që sjell tingujt e muzikës së dhomës

Kuarteti “Á Quattro” dhe Valeria Fasiello me një koncert, që sjell tingujt e muzikës së dhomës

Tingujt e muzikës së dhomës do të vijnë  gjatë një mbrëmje vere në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Kuarteti “Á Quattro” dhe pianistja italiane Valeria Fasiello sjellin për publikun shqiptar një koncert të veçantë, ku eleganca dhe finesa e muzikës së dhomës do të marrin jetë përmes veprave të Schulhoff dhe Schumann. Teatri shprehet për një mbrëmje, ku pianoja dhe harqet bashkohen në një dialog artistik plot ndjeshmëri, virtuozitet dhe emocione, të cilat do të përjetohen më 15 qershor në Hollin Koncertor.  “Á Quattro” është kuartet harqesh i platformës Musica Nova Ensemble, i themeluar në Tiranë nga muzikantët shqiptarë Xhudi Dodaj dhe Xhulia Dodaj (violina), Stela Bello (violë) dhe Remino Sula (violonçel). Katër muzikantët janë anëtarë të Orkestrës Simfonike të Ushtrisë Shqiptare dhe performojnë...