“Ku ka si Tirona”, shfaqja e Ansamblit sjell tingujt, folklorin dhe traditat e kryeqytetit
Tingujt, traditat dhe ngjyrat e folklorit të Tiranës mbushën sallën e Teatrit Operas dhe Baletit në shfaqjen e parë të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve për këtë sezon artistik. Publiku shoqëroi përgjatë gjithë mbrëmjes artistët që sollën në teatër një festë kushtuar Tiranës, qytetit të bujarisë, traditës dhe mikpritjes. Armaldo Kllogjeri, Greta Zani dhe Irma Libohova iu bashkuan Ansamblit, duke interpretuar disa këngë, krijuar nga kompozitorët më të njohur që kryeqytetin e kanë pasur burim frymëzimi. “Energjinë e mrekullueshme që më dha koncerti, do e mbaj mend, sikur të bëhet sërish… e dija që energjia do ishte e tillë, sikurse janë edhe këngët dhe vallet e Tiranës“, tha këngëtarja Irma Libohova. Pas koncertit “Ku ka si Tirona”, Ansambli do të vijojë punën për të sjellë...
Burimi:
top-channel.tv