Ku është fundi i universit?

Ku është fundi i universit?

Kur Galileo Galilei drejtoi teleskopin e tij të parë drejt qiejve në vitin 1610, ai zbuloi “kontelacione të panumurta yjesh” të fshehura në brezin e dritës të quajtur Rruga e Qumështit. Atë ditë kozmosi ynë u rrit në mënyrë eksponenciale. Gati 3 shekuj më vonë, kufijtë kozmikë u zgjeruan edhe një herë kur astronomët ndërtuan teleskopë mjaftueshëm të mëdhenj për të treguar se Rruga e Qumështit, është në fakt vetëm një nga shumë “universet ishullorë”. Shumë shpejt, astronomët mësuan se Universi po zgjerohej, me galaktikat që tërhiqeshin nga njëra-tjetra me një shpejtësi gjithnjë e më të madhe. Që atëherë, teleskopët gjithnjë e më të mëdhenj kanë treguar se universi i vëzhgueshëm përfshin një hapësirë ​​të paimagjinueshme prej 92 miliardë vjet dritë dhe përmban ndoshta 2...