“Kthimi”, tregim nga Odise Plaku

“Kthimi”, tregim nga Odise Plaku

Nga Odise Plaku “Sheshi Skënderbej” në Prishtinë atë ditë qëlloi që të ishte i zhurmshëm. Njerëzit preknin njeri -tjetrin me supe teksa kalonin në drejtime të ndryshme. Buzëqeshnin sikur të kërkonin falje dhe vazhdonin të ecnin përpara. Ishte një ditë e ftohë dimri që të përcëllonte fytyrën, majën e hundës dhe veshët skuqeshin si lulëkuqet e majit. Edhe pse në shesh vërshonte një lum njerëzish, Hasija e ndjente botën e saj të ndarë nga turma. Vitet e largësisë, dhimbjet e jetës, humbja e të gjithë familjes kishin ndërtuar një mur rreth shpirtit të saj. Pas shumë hezitimesh, duke u përpjekur të mbijetonte dhe të harronte tmerrin e së shkuarës, më në fund kishte vendosur të kthehej në Kosovë. Ishte kthyer, dhe diçka e brendshme e...