Kryevepra e Naim Frashëri: Bagëti e Bujqësi / Kush si di vargjet e para përmendësh?

Kryevepra e Naim Frashëri: Bagëti e Bujqësi / Kush si di vargjet e para përmendësh?

Poemë nga Naim Frashëri (pjesa e parë)O malet’ e Shqipërisë e ju o lisat’ e gjatë!Fushat e gjëra me lule, q’u kam ndër mënt dit’ e natë!Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt’ e kulluar!Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pylle të gjelbëruar!Do të këndonj bagëtinë që mbani ju e ushqeni,O vendëthit e bekuar, ju mëndjen ma dëfreni. Ti Shqipëri, më ep nderë, më ep emrin shqipëtar,Zëmrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr. Shqipëri, o mëma ime, ndonëse jam i mërguar,Dashurinë tënde kurrë zemëra s’e ka harruar. Kur dëgjon zëthin e s’ëmës qysh e le qengji kopenë,Blegërin dy a tri herë edhe ikën e merr dhenë,Edhe në i prefshin udhën njëzet a tridhjetë vetë,E ta trëmbin, ajy s’kthehet, po shkon në mes si shigjetë,Ashtu...