Kosova garon me shkrimtarin Arben Idrizi për Çmimin Letrar të Bashkimit Evropian

Kosova garon me shkrimtarin Arben Idrizi për Çmimin Letrar të Bashkimit Evropian

Në edicionin e këtij viti të Çmimit Letrar të Bashkimit Evropian, Kosova do të garojë me shkrimtarin Arben Idrizi. Ai është nominuar me librin “Njeriu që habitej dhe tregime të tjera”. Kjo është një vepër në prozë që eksploron dhunën, traumën dhe çudinë si kushte ekzistenciale të jetës njerëzore përballë historisë. Në qendër të saj qëndron figura e Isak Kodrës, një i mbijetuar i një masakre lufte, i cili, pasi ka dëshmuar të padurueshmen, mbetet i ngrirë në një gjendje habie të përhershme. Përmes këtij rrëfimi dhe një sërë tregimesh të lidhura tematikisht, libri ndërton një univers të errët në të cilin dhuna nuk është thjesht një ngjarje, por një mënyrë të menduari, të kujtuari dhe të ekzistuari. Rrëfimet e Arben Idrizit paraqesin luftën, pushtimin, dëbimin,...