Konkursi i Kompozicionit “Tish Daija” me 39 vepra në konkurrim, hap rrugën për festivalin “Netët e Muzikës Shqiptare”

Konkursi i Kompozicionit “Tish Daija” me 39 vepra në konkurrim, hap rrugën për festivalin “Netët e Muzikës Shqiptare”

Nga Julia Vrapi Konkursi Kombëtar i Kompozicionit “Tish Daija” synon të nxisë krijimtarinë muzikore bashkëkohore dhe të angazhojë kompozitorë nga Shqipëria dhe diaspora . 39 vepra muzikore janë bërë pjesë e Konkursit Kombëtar të Kompozicionit “Tish Daija”, organizuar në kuadër të 100-vjetorit të lindjes së kompozitorit, “Nderi i Kombit”, Tish Daija. Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit bën me dije se për këtë konkurs kombëtar të kompozicionit ka pasur një pjesëmarrje të gjerë të krijuesve profesionistë nga të gjitha grupmoshat. “Suksesi i vërtetë i këtij konkursi qëndron në pjesëmarrjen e gjerë të krijuesve profesionistë nga të gjitha grupmoshat, si edhe në shtrirjen e tij përtej kufijve të Shqipërisë, duke përfshirë edhe kompozitorë shqiptarë të diasporës”, thuhet nga Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit për këtë...