Konferenca e Arkivistikës, njohuri dhe praktika për ruajtjen e trashëgimisë dokumentare shqiptare

Konferenca e Arkivistikës, njohuri dhe praktika për ruajtjen e trashëgimisë dokumentare shqiptare

Konferenca Mbarëkombëtare e Arkivistikës, që do të zhvillohetnë muajin qershor këtë vit shënon edicionin e dhjetë. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës (ASHAK), do të zhvillojë më 12-13 qershor Konferencën e X-të Mbarëkombëtare të Arkivistikës. DPA fton ekspertët, arkivistët dhe studiuesit e arkivave nga mbarë trevat shqiptare të aplikojnë duke dërguar abstraktet deri më datë 5 prill. “Pas shqyrtimit të abstrakteve të dërguara në shqip ose në anglisht, pranimi dhe pjesëmarrja në konferencë do t’ju njoftohet më datë 20 prill. Ky organizim i përvitshëm është një mundësi për të ndarë njohuritë, përvojat dhe idetë që do të kontribuojnë në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë dokumentare dhe institucionale të trojeve shqiptare”, thuhet nga Drejtoria e Përgjithshme e...