Koncerti italian në Marina Orikum, kantautori i njohur Mario Venuti dhuron emocione për publikun vlonjat e jo vetëm
Një natë e veçantë në Marina Orikum u shndërrua në një festë të muzikës italiane me koncertin e kantautorit të njohur Mario Venuti, i cili elektrizoi publikun vlonjat duke interpretuar disa prej këngëve të tij më të njohura, si edhe kryevepra të muzikës italiane. Me një karrierë të konsoliduar në skenën muzikore italiane dhe me pjesëmarrje të shumta në Festivalin e Sanremos, Venuti solli për publikun një repertor që ndërthur traditën muzikore italiane me tingujt bashkëkohorë mesdhetarë. Aktiviteti u organizua nga Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Vlorë në kuadër të kremtimeve për 80-vjetorin e Republikës Italiane dhe edicionin e pestë të Javës së Kulturës Italiane në Shqipëri. Përmes kësaj nisme, institucionet italiane synojnë të afrojnë më tej publikun shqiptar me kulturën italiane, duke e...
Burimi:
vizionplus.tv