Komedia brilante “Sonte do darkojmë në shtrat”, me trupë të fortë, ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar më 15, 16, 17..
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” në skenën e Tiranës. Mbrëmjen e datës 15, 16, 17, 18 qershor në skenën e Teatrit Kombëtar te “ArTurbina” në Tiranë një komedi brilante e shkruar nga autori Marc Camelotti. Regjisor i shfaqjes është Kiço Londo. Me gjashtë aktorë në role surprizë, shfaqja premton një ritëm të stuhishëm, një vizion të freskët dhe humor të pafund. Mos e humbisni këtë shfaqje me një kast të mrekullueshëm aktorësh. Në role janë Cubi Metkaj, Erdit Asllanaj, Suela Prendi, Eno Basha, Greta Cani dhe Anxhelo Shkreli.
Burimi:
sot.com.al