Koçi Petriti: Vajza e djali dashuroheshin, por Shkumbini i kish ndarë…

Koçi Petriti: Vajza e djali dashuroheshin, por Shkumbini i kish ndarë…

Poezi nga Koçi Petriti Ish një vajzë e ish një djalë,vajza e donte e djali e donte,po Shkumbini i madh me valëi kish ndarë e s’i bashkonte.Dhe thërrisnin: O o o, të dua!po kjo klithmë e lashtë fjalëshu dëgjohej: Jooo, s’të dua!nëpër thashetheme valësh.E humbisnin të dy shpresëne shpresonin prap më tepër,siç humbet dhe drita vesëndhe e gjen mëngjesin tjetër.Ooo, të duuaa, nisej fjala,Jooo, s’të duuaa, mbërritne zallit,vajza thosh: Më piftë vala!Të përpiftë!, i vinte djalit.Bot me buzë, bot me duaranës dallgëve ndërkryer,herë për jetë dashuruar,herë për vdekje të zhgënjyer.Hidhnin fjalën ta kalonin,shprishej porsi plisi i kumit,hidhnin gurin të qëllonin,binte mu në mes të lumit.Një çast lumi s’ish më lumëmes dy brigjeve të mallitdhe u bind e ra në gjumëdhe u hap e fjeti zallit.Rendi...