Kisha brenda shpellës, ja çfarë fshihet në Librazhd

Kisha brenda shpellës, ja çfarë fshihet në Librazhd

Në trevat e Librazhdit të sotëm ndodhen disa shpella, të quajtura shpella eremite, ose shpella kisha, si në fshatrat Koshorisht, Skroskë dhe Urakë. Në muret e tyre shkëmbore ka piktura murale me tematikë biblike. Në njërën prej këtyre shpellave, në fshatit Koshorisht, ndodhet një nga pikturat më të mëdha shpellore në Shqipëri. Piktura e shpellës eremite të Koshorishtit ka disa skena. Ato bartin vlera të rëndësishme kulturore dhe historike. Krahas skenave biblike janë pikturuar edhe tetë figura njerëzore. Mendohet se i përkasin familjes së njohur të aristokracisë shqiptare, asaj të Aranitëve. Para se të flasim për shpellën eremite, për pikturën dhe vlerat e saj, na duhet që të themi dy fjalë për eremitët. Kush ishin dhe çfarë përfaqësonin? Kush ishin eremitët? Në fillimet e kristianizmit,...