Katër gjëra që nuk mund t’i rregullojmë më pasi kanë ndodhur…

Katër gjëra që nuk mund t’i rregullojmë më pasi kanë ndodhur…

(Rrëfenjë) Një vajzë, në një sallë të madhe në aeroport, po priste orën e fluturimit. Duke e ditur se do të priste shumë, për të vrarë kohën, bleu një libër dhe një pako biskota. U ulë në një stol në sallën e pritjes për t’u çlodhur dhe për të lexuar në qetësi. Në krah të saj, ku ishte edhe pakoja me biskota, qe ulur një burrë, i cili po lexonte një revistë. Kur ajo mori biskotën e parë, edhe ai zgjati dorën dhe mori një biskotë nga e njëjta pako. Asaj i erdhi inat, por u përmbajt e nuk i tha gjë. Veç mendoi: «Ky i pafytyrë e meriton një shpullë që të mos i shkojë kurrë në mendje të fus duart në gjërat e...