Kanye West vjen në Tiranë, një performancë unike më 11 korrik që do të mbetet në memorien e publikut shqiptar

Kanye West vjen në Tiranë, një performancë unike më 11 korrik që do të mbetet në memorien e publikut shqiptar

Tirana do të jetë dëshmitare e një prej momenteve më të paharrueshme në historinë e saj kulturore dhe artistike. Reperi Kanye West, i njohur ndryshe si Ye, do të sjellë një performancë unike që do të mbetet në memorien e publikut shqiptar për shumë vite. Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit një ditë më parë ndau lajmin për organizimin e një prej ngjarjeve më spektakolare muzikore ndërkombëtare të zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri, që do të mbahet më 11 korrik 2026. “Artisti me ndikim global Ye do të ngjitet në skenë për një performancë unike “one-night-only”, duke sjellë në vendin tonë një produksion gjigand, të standardeve më të larta botërore”, thuhet në njoftim. Si një nga artistët më ndikues të kohës sonë, Ye ka formësuar për...