“Kafene Monaliza”: stacion i artit të pamundësuar

“Kafene Monaliza”: stacion i artit të pamundësuar

Nga Ditar Kabashi  Në edicionin e 28-të të Panairit të Librit në Tiranë (nëntor 2025) bleva edhe librin “Kafene Monaliza” të shkrimtarit dhe përkthyesit Astrit Hykaj, botuar së fundmi nga Shtëpia Botuese “Mediaprint”. Personazhi kryesor është Mentori. I diplomuar për aktrim, i kredhur në varfëri, i përzënë nga dhoma e konviktit në Qytetin Studenti, fill pas diplomimit, duke e gjetur veten të strehuar në një kthinë kafeneje. Si e rënë nga qielli, mundësia për të zotëruar një kafene i dha elan Mentorit. Pas orvatjeve të pasuksesshme për të gjetur angazhim si aktor teatri, mbikëqyrja e një kafeneje të gatshme, të cilën do t’ia bartte pronari që planifikonte ikjen jashtë vendit, iu duk si lotari. Kuptohet, jo pa druajtjen për suksesin e këtij misioni të ri....