Kadare dhe Agolli kujtohen në Kinë, eventi nga Ambasada e Shqipërisë dhe Katedra e Gjuhës Shqipe në Universitetin e Pekinit
“Dritëro Agolli dhe Ismail Kadare – Dy kolosët e letërsisë dhe kulturës shqiptare”, u përkujtuan në një aktivitet në Pekin të organizuar nga ambasada e Shqipërisë në Kinë. Diplomatikë, studiues, studentë dhe dashamirës të letërsisë, sollën në vëmendje veprën e dy prej figurave më të mëdha të kulturës shqiptare, duke theksuar ndikimin te lexuesit e brezave të ndryshëm. “Letërsia shqiptare nuk është vetëm një mbështetje e rëndësishme për mësimin e gjuhës, por edhe një dritare e çmuar për të kuptuar historinë dhe kulturën e Shqipërisë”, u shpreh shef i Katedrës së Gjuhës Shqipe në Universitetin e Studimeve Ndërkombëtare të Pekinit, Prof. asoc. Wang Caixiao. Nëpërmjet veprave të tyre, Agolli dhe Kadare kanë sjellë para lexuesve në mbarë botën historinë, traditat dhe botën shpirtërore të popullit...
Burimi:
top-channel.tv