Jo vetëm mjeshtër i ngjyrave, por edhe gjeni financiar, kush ishte piktori më i pasur në histori
Titulli për piktorin më të pasur në histori i atribuohet Tician Vecellio-s, mjeshtrit të madh të Rilindjes italiane, i cili nuk u shqua vetëm për artin e tij, por edhe për aftësitë e jashtëzakonshme financiare. I lindur rreth viteve 1488–1490 dhe i ndarë nga jeta në vitin 1576, Ticiani ndërtoi një pasuri që, sipas vlerësimeve moderne, do të vlente sot dhjetëra miliona euro. Ndryshe nga shumë artistë të kohës së tij, Ticiani nuk u mjaftua me rolin tradicional të piktorit të oborrit. Ai e trajtoi karrierën si një sipërmarrje të mirëfilltë tregtare. Ndërsa pikturonte kryevepra për papë dhe perandorë, duke filluar nga Pali III deri te Karli V, artisti venecian, ishte shumë i aftë në negocimin e kontratave faraonike dhe në marrjen e pagesave paraprake...